Një nga lajmet më të diskutuara kohët e fundit në futboll, është pikërisht dënimi i Mançester Sitit, me dy vite përjashtim nga kupat e Europës, për shkak të shkeljes së Fair Play Financiar.

Pikërisht i kënaqur me këtë dënim të Sitit është shfaqur presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur:

“Bracelona është një klub me traditë, me parime demokratike dhe liri të shprehjes. Falënderojmë UEFA-n për zbatimin e rregullave të Fair Play Financiar. Ne në këtë klub e zbatojmë atë dhe takohemi rregullisht me UEFA-n për të folur për këtë. Ne i falënderojmë ata për gjërat me mira që po bëjnë në futboll.”, u shpreh Bratomeu.

Nuk ka munguar as reagimi i trajnerit të Sitit, Pep Guardiola, i cili pas ndeshjes së djeshme me Uest Hemin, u shpreh se të gjitha ekipet janë të përfshira në këtë.

“Ata më njohin mua dhe nuk ka nevojë të spionojnë. Nëse janë të kënaqur me denimin tonë, unë i them Bartomeut se ka edhe dy apelime. I kërkoj njerëzve të besojnë në atë që ka bërë ky klub. Unë doja t’i thja Barcelonës që të mos flasin shumë, pasi të gjithë janë të përfishirë në këto situata. Ne do të apelojmë dhe shpresojmë të luajmë kundër Barçës në Champions.”, ishte reagimi i Guardiolës.