Çdo lëvizje e ka një arsye dhe te Lazio kur vjen puna te merkato kanë treguar se janë të zotë. Sikurse është bërë me dije, së fundmi skuadra italiane po punon për të afruar portierin Silvio Proto, 35-vjeccarin belg që ka qenë pjesë e Olympiakos këtë sezon, ndërkohë që në të shkuarën ka fituar shumë me Anderlecht.

Gjithsesi ai është parë deri më tani si një zëvendësues i Thomas Strakoshës, por mund të jetë edhe një pasues i tij, përkohësisht, deri në momentin që një i ri tjetër të sigurojë kuadratin.

Për Lazio-n tanimë ka një ofertë zyrtare në tavolinë. Sikurse raporton “Corriere dello”, Bayer Leverkusen kërkon ta bëjë tijin Thomas Strakoshën dhe ka vendosur 30 milionë euro në tavolinë. Është folur shumë edhe për një ofertë të Liverpool në të njëjtat shifra, por kjo e gjermanëve është konkrete.

Gjithsesi Claudio Lotito dhe Igli Tare kanë bllokuar gjithccka për momentin dhe Leverkusen po bën maksimumin që të hapë tratativat për të blerë portierin e Shqipërisë.Strakosha ka mbyllur një sezon të mirë me Lazio-n, teksa i ka luajtur të gjitha ndeshjet e kampionatit në Serie A.

Portieri 23-vjeçar ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës italiane, ndërkohë që pas përfundimit të sezonit futbollistik për të ka pasur vlerësime të shumta. Strakosha është përzgjedhur në formacionin më të mirë Under U22 në Itali, ndërkohë që Talent Radar e ka etiketuar si “Portieri i ri më i mirë” në Evropë. Sikurse kuptohet, i riu shqiptar është ndër më të mirët në kontinent dhe sigurisht që edhe ofertat për të nuk do të mungojnë.