Bayerni përgatit 90 mln euro për Ter Stegen!

28/03/2020 - 20:16

Zërat për një largim të mundshëm të Manuel Neuer nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere shtohen gjithnjë e më shumë, kjo për faktin se sipas mediave angleze, Bayerni ka nisur kontaktet me Barcelonën për Marc-Andre Ter Stegen i cili shikohet si pasuesi ideal i kapitenit te kampionët e Gjermanisë.

Kriza financiare për shkak të koronavirusit nuk e ka prekur shumë klubin bavarez që po përgatit një ofertë prej 90 milionë eurosh për të bindur Barcelonën që të lejojë shitjen e Ter Stegen.

Mbetet për t’u parë nëse spanjollët duke iu referuar asaj që shkruan Daily Mail do të kënaqen me 90 milionë euro për të lënë të lirë gardianin i cili nëse largohet për një shifër të tilë do të bëhet portiere më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga një klub futbolli duke parakaluar edhe Kepan e Allison.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në pritje të vendimit të qeverisë shqiptare për lejimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive, Federata Shqiptare po vazhdon përgatitjet

Si sot një vit më parë Massimiliano Allegri i dha fund aventurës me Juventusin skuadër me të cilën fitoi 5 tituj kampion radhazi.

Me  merkaton e verës që po afron, skuadrat evropiane po bëjnë gati planet për lëvizjet e tyre.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe kapiteni i Paderbornit, Klaus Gjasula, ka një pikë të dobët: kartonët e verdhë!

Panathianaikos nuk u ndahet futbollistëve shqiptarë.

Ndalimi i grumbullimeve në kohën e koronavirusit është diçka e ndaluar nga autoritetet shëndetësore në mbarë botën.

Milani po shton presionin për Denzel Dumfries dhe sipas mediave italiane është ekipi favorit për të firmosur me holandezin.

Nik Kirgios, është padyshim një nga tenistët më funny në historinë e këtij sporti tepër popullor.

Një ngjarje e turpshme ka tronditur botën e futbollit në Angli.