Bayerni zbret në fushë, më 17 prill vendoset për rinisjen e Bundesligës

06/04/2020 - 17:59

Bayerni i Mynihut, udhëheqësi aktual i Bundesligës, njoftoi zyrtarisht se ka vendosur të rinisë stërvitjen (sot), megjithëse ushtrimet do të zhvillohen në grupe të vogla me jo më shumë se 4-5 lojtarë.

Në fakt, bavarezët nuk janë të parët që e kanë marrë këtë vendim. Disa ekipe gjermane tashmë janë në fushë, por sigurisht duke zbatuar disa masa për ndaljen e përhapjes së COVID-19.Kampionati gjerman duket se do të jetë i pari që do të rinisë në Europë.

Në takimin midis 36 skuadrave të Bundesligës (e parë dhe e dytë), slogani ishte i qartë: “Ne duhet të përfundojmë turneun, edhe nëse ndeshjet do të duhet të luhen me dyer të mbyllura.”

Gjermania është i vetmi vend që punon me një kalendar tashmë specifik, me data, afate, me planifikim të finales së Kupës, etj.. Gjithsesi, fjalën e fundit do ta thonë autoritetet shndetësore të qeverisë federale gjermane. Më 17 prill do të merret vendimi përfundimtar në lidhje me rinisjen e kampionatit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kombëtarja Shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar nga sot grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrës

Pavarsisht humbjes së thellë 3-0 ndaj Kukësit në kampionat, pak ditë më parë, trajneri i Teutës Edi Martini ka besim se gjysmëfinalja e k

Buxheti i Barçës për sezonin 2019-20 ishte 1.047 miliardë euro.

Luis Muriel i ka frikësuar të gjithë në klubin e Atalantës, teksa gjatë kohës që po drekonte me disa nga miqtë e skuadrës, humbi ekuilibr

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7.

Lionel Mesi është në hije ose të paktën kështu duket. Argjentinasi nuk është më i njëjti që pas rifillimit të kampionatit spanjoll.

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të spikatur ne Serinë A, ku ka treguar paraqitje shumë të mira me Helas Veronën.

Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVI

Një tifoz vetëm 12 vjeç është arrestuar pasi ofendoi në Instagram me shprehje raciste sulmuesin Wilfried Zaha para ndeshjes Aston Villa –

Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it