Teuta pësoi një humbje të rëndë në Vlorë duke u shpërfytyruar nga Flamurtari, që i shënoi tre gola, ndonëse durrsakët ishin të parët që kaluan në avantazh. Në përfundim të takimit, trajneri Gentian Begeja e pranoi se ekipi i tij bëri një paraqitje të dobët duke theksuar edhe mungesat bënë të vetën. I zhgënjyer për humbjen, por akoma më shumë për paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën ndaj Flamurtarit. Trajneri i Teutës Gentjan Begeja theksoi se mungesat kishin shumë peshë në këtë disfatë të durrsakëve.

Një hap mbrapa ky?

Kanë ndikuar mungesat, jo për t'u justifikuar për humbjen. Kishim 3 mungesa të rëndësishme, kontigjenti jonë kaq është. Ne ia kemi falur vetë golat kundërshtarit, pa i hequr meritat Flamurtarit.

Ka munguar grinta, e dinë lojtarët në çfarë gjendje janë?

Konstatimi i drejtë. Skuadra nuk dha ato që ka dhënë ndeshjet e fundit. Kjo ishte dhe një nga kritikat e mia në pushim të ndeshjes. Megjithatë ne kemi ndeshje të tjera më mbrapa. Nuk e kemi interpretuar mirë pjesën e parë. Ne e kishim ndërtuar lojën t'i lëshonim terren kundërshtarit, por bëmë shumë gabime amatoreske.