Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka u dëmtua në sfidën e pare pas pandemisë që Arsenali e luajti si mysafir i Manchester Cityt.

Sipas mediave angleze, Xhaka do të mungojë tri jave për shkak të lëndimit. Pritet që ai të mos luajë në ndeshjet ndaj Brightonit, Southamptonit, Sheffield Unitedit dhe Norwichit.

Arsenali është duke luftuar për një vend në Evropë dhe Xhaka pritet të jetë mungesë e madhe për trajnerin Mikel Arteta.