Garet Bejl flet në "State Of Play", por nuk tregon asgjë në lidhje me të ardhmen e tij te Reali i Madridit, por kritikon jetën që bëjnë futbollistët. Uellsiani thotë se lojtarët trajtohen si robotë.

“Në futboll trajtohemi si robotë, nuk mund të zgjedhësh dot kalanderin si në golf apo në tenis, nuk mund të zgjedhësh ku do të luash dhe kur. Ne na komandojnë, ku të shkojmë, ku të qëndrojmë, në çfarë ore duhet të hamë dhe në çfarë ore të stërvitemi. Lojtarët duket se kanë humbur kontrollin e jetës së tyre në njëfarë mënyre.

Kur je fëmijë, nuk i ke këto mendime në mendje dhe dëshiron vetëm të luash dhe të shijosh lojën me miqtë e tu. Pastaj kur bëhesh profesionist ka shumë presione, kritika dhe e humbet ndjenjën për t’u argëtuar. Nuk e di pse ka ndodhur ky transformim. Është e vërtetë që mua më pëlqen golfi dhe kjo nuk është risi”, tregon Bejl.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur e ardhmja e Bejlit në Madrid nuk është e sigurt dhe ai është krisur totalisht me trajnerin Zinedin Zidan.