Berisha ëndërron trofeun e Europa League

Postuar: 12/10/2017 - 17:21

Etrit Berisha po kalon një moment pozitiv në aspektin personal pasi ka arritur të transformohet në një lider të padiskutueshëm te Atalanta pas 3 sezoneve në dritëhije te Lazio. Tashmë portieri i lindur në Prishtinë është i gjithi në pronësi të skuadrës bergamaske ky synon të vazhdojë një rrugë të gjatë dhe të suksesshme.

Pas rikthimit në Bergamo për shkak të ndalesës së kombëtareve ku ai luajti titullar me Shqipërinë në Spanjë dhe kundër Italisë, tashmë është radha e ekipit zikaltër. Në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, Berisha thekson se vendi i katërt sezonin e kaluar është një arritje e jashtëzakonshme, por Berisha nukj kënaqet me kaq pasi synon që bashkë me Atalantën të regjistrojnë arritje edhe më të mëdha.

Fillimi në kampionat ka qenë pozitiv ndërsa në Europa League kemi grumbulluar 4 pikë në 2 ndeshje. Nuk jemi mësuar të luajmë ndeshje çdo 3 ditë por falë trajnerit Gasperini kemi arritur të familjarizohemi me këtë kalendar. Ai të lejon të pushosh por në të njëjtën kohë të lejon të japësh maksimumin sepse kujdeset për çdo detaj. Fitorja ndaj Evertonit na bëri të kuptonim se jei në rrugën e duhur dhe mund të përbalemi si të barabartë edhe me kundërshtarë si Everton apo Lyon. Ëndrra ime është fitorja në Europa League. I kemi të gjitha mundësitë për ta kaluar grupin por duhet të mendojmë vetëm për ndeshjet e radhës”, thekson numri 1.

Në vijim ai përqëndrohet te penalltia që i priti Dybalas duke e pranuar me modesti se nuk bëri asgjë më shumë se herët e tjera kur ka pritur të tjera penallti. Berisha shton më tej se futbolli italian është shumë i ndjekur në Shqipëri, madje zbulon një detaj duke e pranuar se shumë tifozë të Napolit në vendin tonë e falënderuan për atë penallti që i priti argjentinasit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kaos e tension para ndeshjes Partizani-Teuta që po zhvillohet në këto momente në stadiumin “Selman Stërmasi”, pasi tifozët e Partizani

   Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit nuk pati fitues.

   Inter, pas barazimi 0-0 të regjistruar në fushën e Juventus, po përgatitet për ndeshjen e Kupës së Italisë që do të luajë të martën në

   Skënderbeu ka pësuar humbjen e parë pas 14 javesh, pikërisht ndaj Laçit të Mezanit, që po tregon rritje nga java në javë dhe po vijon

   Peter Bosz nuk do të jetë më trajner i Borussias së Dortmundit.

Kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua ka thyer me grushte xhamat e një dyqani në Amsterdam, një gjest disi surprizë i tij.

Carlo Ancelotti ka vendosur të jetojë në Londër, edhe pse për momentin nuk është i punësuar në ndonjë skuadër angleze.

Partizani kërkon të vijojë të ngjisë shkallët në tabelën e klasifikimit.

“Nuk shikoj asnjë më të mirë se unë. Asnjë futbollist nuk arrin kaq gjëra sa ja kam dalë unë i vetëm.