“Besoni tek Teuta”, ish-sulmuesi Mancaku tregon recetën e ngritjes së durrsakëve

03/12/2020 - 12:04

Teuta është parë si një nga pretendentet kryesore këtë sezon. Por në 5 javë ekipi ka shfaqur vështirësitë e para, ndonëse ka dëshmuar lojë të mirë, por jo efikase në finalizim. Për këtë arsye rezultatet nuk janë të mira, ndonëse nuk e njohin humbjen.Ish-sulmuesi i Teutës, Bledar Mancaku, pohon se çështja e golit është diçka momentale, pasi e ngroh loja e ekipit.Lojtarët e afruar duan kohën e tyre të përshtaten. Më tej Mancaku u shpreh se sulmi i mirë i fiton ndeshjet, ndërsa mbrojtja “e hekurt” bën që të mos i humbasësh ato. Dhe një përzierje mes të dyjave ndërton një skuadër perfekte dhe me ambicie për të fituar trofe.

Teuta ka shënuar vetëm dy gola në pesë ndeshje. Si e shpjegoni faktin që ekipi edhe pse krijon shumë nuk konkretizon?

Teuta i ka pasur të gjitha mundësitë për t’i fituar ndeshjet, që nga java e parë. Pjesën dërrmuese të tyre i ka dominuar me lojë. Besoj se i vetmi problem vjen nga ana psikologjike. Në shumicën e rasteve Teuta i ka falur ndeshjen, flas nga ana sportive. Unë them se është diçka momentale pasi loja e ekipit më ngroh.

Janë afruar emra si Krasniqi dhe Bregu në fazën sulmuese, por ende nuk kanë realizuar. Çfarë nuk shkon sipas jush?

Nuk është diçka e thjeshtë. Emrat që përmendet kanë cilësi, e dimë të gjithë. Mendoj se e vetmja gjë që nuk shkon është mospërshtatja me grupin, pasi duan edhe ata kohën e duhur që të dalin në lojën e tyre.

Mos ndoshta skema që ka përdorur trajneri Martini nuk po u përshtatet lojtarëve që janë aktualisht në fazën sulmuese?

Teuta ka një skuadër shumë të mirë, me staf të përgatitur, me lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Klubi ka bërë shumë blerje. Trajneri aktual ka më shumë lojtarë seç kishte një sezon më parë. Shoh që të gjitha rolet i ka të dubluara. Nuk jam në gjendje të flas për skemën dhe lojtarët. Është shumë kohë e shkurtër për të folur, madje edhe për cilësinë e tyre. Janë luajtur vetëm pesë javë, por e përsëris ekipi është shumë i kompletuar dhe kam bindje që zhbllokimi do të vijë.

Katër barazime dhe vetëm një fitore deri më tani. Mendoni se presioni që kanë këtë sezon lojtarët për objektiva madhorë ka ndikuar për keq?

Jo, nuk jam dakord me këtë pjesë. Presioni është i pranishëm për çdo objektiv, si madhorë apo edhe për pjesën e rënies nga kategoria. Teuta ka lojtarë që kanë fituar dhe e përballojnë presionin. Mendoj se është diçka e përkohshme, pasi ky ekip do rikthehet furishëm.

Çfarë prisni nga ndeshja me Kastriotin, besoni se ky është momenti që ekipi duhet të “shpërthejë”?

Nuk është aq e thjeshtë sa duket, Kastrioti duhet marrë në konsideratë si një kundërshtar i fortë. Teuta vjen nga një seri barazimesh, besoj se skuadra është e motivuar dhe do e vlerësojë këtë sfidë në maksimum. Në çdo ndeshje Teuta hyn në fushë për të bërë më të mirën.

Mbrojtja ka pësuar 1 gol në 5 ndeshje, a është kjo një garanci?

Sulmi i mirë të fiton ndeshjet, ndërsa mbrojtja “e hekurt” bën të mos i humbasësh ato. Dhe një miksim mes të dyjave ndërton një skuadër perfekte dhe me ambicie për të fituar trofe. Besoj se Teuta i ka bazat e forta në mbrojtje këtë sezon. Në repartin e avancuar, sigurisht që duhet të bëjë më mirë. Por trajneri mund të punojë i qetë me repartin sulmues sepse pjesa mbrojtëse i jep shumë siguri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë ditët e fundit në qarkun e Korçës, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes së kampionatit

Zgjedhjet për presidencën e Barcelonës pritet të zhvillohen më 7 mars 2021.

Lajm i keq nga Baseli për mesfushorin e Kombëtares Shqitare, Taulant Xhaka.

Lorenco Vila e sheh si rrjedhë logjike fitoren ndaj Bylisit.

Ildi Gruda shënoi dje golin e tij të parë në Kategorinë Superiore.

Teuta mori fitoren e parë në kampionat në shtëpi, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Bylisin.

Një ndeshje e bukur në Durrës, me Teutën që fiton dhe tashmë është në vend të dytë duke ndjekur Vllazninë “këmba këmbës”, ndërsa Bylisi k

Zinedine Zidane premtoi se Reali i Madridit do të fitonte një tjetër trofe gjatë këtij muaji, pikërisht atë të Superkupës së Spanjës, por