Bierhoff: Pse të mos e heqim pozicionin jashtë loje?

02/03/2017 - 11:32

Futbolli mund të ndryshojë. Madje, duhet! Ky është mendimi i legjendës së futbollit gjerman, Oliver Bierhoff, i cili, pas një mbledhjeje me drejtorin e sporteve në FIFA, Marco van Basten, ka dalë në përfundimin se holandezi ka të drejtë kur thotë se pozicioni jashtë loje duhet hequr.

“Marco ma shpjegoi logjikën e tij dhe unë në thelb e kuptova. Si sulmues, do të doja që pozicioni jashtë loje të hiqet. Shumë ndeshje sot ngjajnë me hendbollin, me kaq shumë mbrojtës në zonën e rreptësisë”, – tha së fundmi ish-sulmuesi. Bierhoff vazhdoi më tej duke kërkuar që të paktën të bëhen disa prova, sepse kjo nuk e dëmton lojën më të bukur në botë.

“Futbolli pa pozicionin jashtë loje ka rezultuar diçka pozitive, pavarësisht skepticizmit fillestar. Pra, pse të mos e heqim këtë rregull, që loja të bëhet më tërheqëse? Ndoshta duhet ta provojmë në disa ndeshje testuese”, – argumentoi ish-kampioni i Evropës (1996). Kur Van Basten prezantoi ndryshimet që mund të pësojë futbolli, thuajse të gjithë e kundërshtuan me forcë, por Bierhoff e riservir këtë temë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Liverpuli i sezonit 2019-2020 është një makineri pikësh, golash dhe rekordesh.

Shuhet Harry Gregg, legjenda e Manchester United.

Barcelona ka një qëllim të qartë në merkaton e verës, të transferojë yllin e Interit, Lautaro Martinez.

Manchester Cityt i është hequr e drejta për të garuar në kompeticionet europiane në dy sezonet e ardhshme nga ana e UEFA-s, ndërsa tani r

Skena që fatkeqësisht vazhdojnë në stadiume edhe në vitin 2020.

Lorenco Vila, po kthehet në një nga lojtarët kyç të sulmit të Teutës, pasi po tregon një formë mjaft të mirë, por edhe po realizon gola t

Ted Laço ia bëri të thjeshtë, e megjithatë ajo gjuajtje perfekte e Blagoja Todorovskit nuk duhet anashkaluar.

Teuta triumfoi me rezultatin 3-1, ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Teuta ia ka dalë të marrë tre pikët në sfidën shtëpiake ndaj Vllaznisë.

Atleti shqiptar Franko Burraj ishte pranë një arritjeje impresionuese në kampionatin ballkanik të sallave të mbyllura, por fati nuk ishte