"Skënderbeu është i fortë, por Teuta kërkon fitoren", ky është mesazhi që përcjell zv.trajneri i bregdetarëve Ilir Biturku në vigjilje të përballjes me bardhekuqtë në "Niko Dovana".

Teuta vjen pas një humbje në Kukës, megjithatë ky rezultat nuk i ka demotivuar bregdetarët, por përkundrazi ata ndihen më të fortë dhe të sigurtë se në shtëpi do të kthehen tek fitorja, nisur edhe nga fakti se ndeshjet mes dy skuadrave gjithmonë kanë qenë shumë të luftuara.

Nga ana tjetër Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet në "Tropikal Resort" në Durrës dhe po e pret me qetësi përballjen me Teutën në "Niko Dovana".

Përballë është një kundërshtar i uritur që ka nevojë për pikë, pasi rrezikon qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar dhe këtë fakt bardhekuqtë e dinë mjaft mirë.

Mbrojtësi i djathtë, Kristi Vangjeli flet me vlerësim për kundërshtarin, por e pranon se fitorja nuk është objektiv, por detyrim për bardhekuqtë.