Gardiani i “Bluve të Londrës” pretendon një rritje të ndjeshme të pagës, por Abramovich nuk është i gatshëm të derdhë shuma të mëdha në llogarinë e tij. Aktualisht, Courtouis përfiton rreth 90 mijë Pound në javë, por 25-vjeçari synon të arkëtojë sa më shumë. 

Emri i belgut është lidhur edhe me Realin gjatë muajve të fundit dhe nëse Chelsea nuk arrin të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2019, atëherë do të jetë shumë e vështirë që Courtois ta vazhdojë karrierën nën urdhrat e Antonio Contes.