Çështja “Modriç” do mbetet e hapur deri të premten në orën 20:00. Nëse kërkesat e kroatit nuk do përmbusheshin, Interi do ketë megjithatë një nënkampion bote në “regji”. Marselo Brozoviç ishte kthyer prej pak kohësh nga pushimet kur Luçiano Spaleti i dorëzoi çelësat e mesfushës:.

Paraqitje, ajo e Marselos, që nuk mund të cilësohet “epike” (ishte thjesht miëqsore), por megjithatë më se bindëse. tani pushimet i ka “harruar” dhe vrapon rregullisht 15 km në ditë (distanca që përshkohet normalisht në 90′ ndeshje).

Me Brozoviçin në mesfushë topi qarkullon më lehtë: nëse më pas do i duhet t’ia dorëzojë “çelësat” Modriçit, do jetë i pari që do festojë. Luka dje ndodhej në Talin, në gatishmëri të Lopetegiut, i cili disa ditë më parë refuzoi çdo pyetje merkatoje në konferencë për shtyp.

Sergio Ramos, emblema e madridizmit, u prononcua: “Reali është më i madh se gjithë ne, do vazhdojë të fitojë kushdo të largohet”. Por, ishte një mesazh për CR7-ën, më shumë se për mesfushorit. Tek Interi e presin krahëhapur, Spaleti fërkon duart me idenë e një mesfushe tërësisht kroate.