Trajneri i përfaqësues Shpresa të Shqipërisë, Alban Bushi ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidën kualifikuese ndaj Irlandës së Veriut që kuqezinjtë do ta zhvillojnë në datën 10 nëntor.

Në 23 emrat e përzgjedhur nga trajneri, ka disa risi por nuk mungojnë as lojtarët e rëndësishëm si Keidi Bare, Endri Çekiçi, Qazim Laçi e Ylber Ramadani.