Emilio Butrageno, drejtor i marrëdhënieve institucionale te Reali i Madridit, shuan shpresat e fundit të Interit, për të blerë nga "Los Blancos" kroatin Luka Modric, që u aktivizua në pjesën e dytë në Superkupën e Europës, në humbjen 2-4 ndaj Atleticos së Madridit.

Nuk ka asnjë çështje "Modric" te Reali, lojtari është shumë i lumtur që do të vijojë të jetë me ne. "Trajneri Spalletti dhe tifozët zikaltër nuk duhet të presim më për 32-vjeçarin, që me sa duket do të mbetet për ta "ëndrra e një nate vere".