CAS fali Man.City, Klopp e Mourinho sulmojnë Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

15/07/2020 - 18:56

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dha të drejtë Man.City duke shfuqizuar dënimin e dhënë nga UEFA. “Qytetarët” mund të luajnë në Champions, lajm i cili ashtu siç pritej është festuar gjatë nga Pep Guardiola dhe pjesa tjetër e ekipit:

“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Janë thënë shumë gjëra të pavërteta por klubi është sjellë gjithë sipas rregullave dhe ka fituar në fushë. Siç e kanë thënë shpesh, nëse do të kishim bërë diçka të gabuar do të pranonim vendimin e UEFA-s dhe CAS. Besonim në pastërtinë tonë, kishim të drejtën për t'u mbrojtur, e bëmë dhe fituam. Shumë na kanë akuzuar por ja që kanë gabuar”, u shpreh një ditë më parë Pep Guardiola.

Këto fjalë të teknikut spanjoll nuk janë pritur mirë nga kolegët e tij, Klopp e Mourinho, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kritikuar vendim e dhënë nga CAS:

Jam i lumtur që Man.City do të luaj në Champions League por nuk besoj se nuk ishte një ditë e bukur për futbollin, për të qenë i sinqertë. Fair Play Financiar ekziston për të mbrojtur klubet, për të mbrojtur kompeticionet. Kjo ka qenë ideja fillestare, që asnjë klub të mos shpenzonte shumë, klubet duhet të shpenzojnë në bazë të një realiteti të mundur”, u shpreh Jurgen Klopp.

Akoma më i ashpër në deklaratën e tij ishte Jose Mourinho: “Nëse City nuk është fajtor pse është gjobitur me 10 milion euro? Nëse nuk je fajtor nuk ka pse të gjobitesh. Nëse janë fajtor ky vendim ishte i turpshëm. Nuk mund të them nëse City është fajtor apo jo por në çdo rast ky vendim ishte i turpshëm”, u shpreh trajneri i Tottenham.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katër sezonet në Angli dhe ndryshimi i disa trajnerëve nuk i kanë shërbyer Pol Pogbasë për t’u rikthyer në nivelet stratosferike të kohës

Anulohet përfundimisht Maratona e Parisit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kualifikimi për në fazën gjysmëfinale bën me krahë presidentin e PSG, sheikun Nasser Al-Khelaifi.

Vetëm pak ditë më parë flitej për një rinovim milionerë me Juven por tashmë e ardhmja e Paulo Dibala rikthehet të jetë e paqartë.

Ëndrra e shumë tifozëve për të parë Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon në një ekip, ka mundësi të realizohet për sezonin e ardhshëm.

Blagoja Todorovski ka nënshkruar kontratën e re me Teutën.

Blerim Krasniqi është zyrtarisht futbollist i Teutës.

Teuta nuk ka pasur fat në short, teksa në turin e parë të Ligës së Europës do të ketë Beitar Jerusalemin, por pavarësisht kësaj, mesfusho