Kur të gjitha mediat italiane e bëjnë fakt të kryer kalimin e Sarrit te Juventusi, media britanike “The Sun”, i ka befasuar të gjithë, me lajmin se Çelsi kërkon të mbajë italianin.

Maurisio Sarri u vu shumë në dyshim gjatë gjithë sezonit, por mbyllja bëri drejtesit e Çeslit, të kuptojnë potencialin e vërtetë të italianit.

Mësohet se drejtuesit kanë bërë një tentativë për të mbajtur Sarrin, e cila nuk e ka bindur atë. Vendi i tretë në kampionat dhe kupa e Ligës së Europës, “ëmbëlsuan” drejtuesit e “Bluve”, të cilët duan ta mbajnë në Londër.

Pritet me interes dita e nesërme, e cila sipas italianëve do të jetë dita e zyrtarizmit të Sarrit te Juventusi.