Një tjetër futbollist shqiptar mund të luajë në Skoci gjatë këtyre viteve të fundit pas Eros Grezdës dhe Florian Kamberit. Bëhet fjalë për talentin Lindon Selahi të cilit i ka ardhur një ofertë zyrtare nga gjigandët skocezë të Celtic Glasgoë.

Për Selahin një eksperiencë te kampionët e Skocisë do të ishte vërtet mbresëlënëse. Megjithatë oferta e bërë nuk e ka bindur klubin holandez.

Mbetet të shihet nëse skocezët do të ngulojnë më shumë dhe ta rritin ofertën e tyre për Selahin. Mesfushori këtë sezon ka luajtur në 25 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, ndaj edhe për të me shumë mundësi zërat e merkatos mund të jenë të shumta gjatë kësaj vere.