Paulo Dybala është pa diskutim njeriu i momentit te Juventus. Torinezët duket se janë kthyer të përkrahin fuqimisht talentin nga Amerika Latine, duke e vendosur në prioritetet e klubit.

Përpara tre muajsh ai shihej si i larguar, me Ronaldon që mori gjithë vëmëndjen e duhur. Teksa jemi në dhjetor dhe me dritaren e transferimeve në prag, Dybala dhe Juventus ende nuk kanë vendosur të zgjidhin të drejtat e imazhit.

Argjentinasi dëshiron që rë ketë më shumë përfitime nga imazhi, duke anashkaluar kështu “Zonjën”. Një gjë e tillë mund të mos ketë dakordësinë e drejtuesve bardhezi, me ekipet angleze që ndjekin me vëmendje situatën.

Tottenham dhe United e kanë shprehur prej kohësh se do të dëshironin në ekip sulmuesin, me Mourinhon që është i dashuruar pas tij.