Çfarë ndodhi ditën e vdekjes? Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës

29/11/2020 - 22:30

Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër. Pati shumë polemika rreth vdekjes së legjendës së futbollit nga përfaqësuesit e tij dhe familjarët.

Ata kritikonin emergjencën dhe trajtimin mjekësor që ju dha 60-vjeçarit dhe pretenduan se nëse do të kishte trajtim të shpejtë, atij do t’i shpëtohej jeta.

Tani, thuhet se edhe infermierja që kujdesej në turnin e natës, ka pranuar se ka gënjyer që ka bërë kontroll rutinë ditën e vdekjes, ku deklaronte se Maradona ishte në gjendje të qëndrueshme dhe kishte frymëmarrje normale në 6:30 të mëngjesit.

Ajo tha se e kishte dëgjuar Maradonën duke hyrë në tualet në orën 7:30, por nuk u fut në dhomë që mos e shqetësonte. Hetuesit dyshojnë se ajo nuk ka hyrë gjatë natës për kontroll dhe ka gënjyer në raportin e saj.

Sipas "The Mirror", hetuesit thanë: "Infermierja deklaroi se ajo ka kontrolluar shenjat jetësore të tij, por ajo në fakt e ka lënë atë të pushojë", thuhet në raportin hetimor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për zyrtarizimin ndoshta duhet të kalojnë edhe disa orë, por tahsmë nuk ka më asnjë dyshim, Marley Aké do të jetë futbollist i Juventusit

Milani pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë në derbin e Madoninnas, përballë Interit, që e nxori jashtë Kupës së Italisë.

Edi Reja është gati të ulet në pankinën e Napolit deri në fundin e këtij sezoni.

Antonio Conte, në përfundim të derbit me Milanin në Kupëm e Italisë, u shpreh se zikaltrit e merituan fitoren.

Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit

Edhe Zhoze Murinjo solidarizohet me ish-lojtarin e tij, Frenk Lampard, për shkarkimin nga stoli i Çelsit pas 18 muajsh dhe si ish-trajner

Blerim Krasniqi ishte autori i golit të vetëm të bluve në barazimin 1-1 që Teuta arriti në shtëpi ndaj Partizanit.

Mes Sergio Ramos dhe Real Madrid duket se kanë lindur problemet e para.

Ashtu si edhe kjo javë që lamë pas, edhe në atë pasardhësen, Kategoria Superiore do të jetë e ndarë në dy ditë.

Ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të ardhmen e Gennaro Gattusos.