Çfarë nuk u pa në TV në sfidën Teuta-Kukësi të luajtur në stadiumin “Niko Dovana”:

-Duke parë shtrëngimin e masave anti-COVID dhe situatën e fundit të pandemisë në vend, para ndeshjes u pa një zbatim me përpikmëri i protokollit shëndetësor. Para hyrjes së lojtarëve dhe stafeve në stadium, u matej temperatura të gjithëve, madje edhe u shënohej emri me të dhënat përkatëse.

-Dy bashkëpresidentët e Teutës, Edmond Hasnbelliu dhe Ardian Bardhi, ishin së bashku në tribunën VIP, por mungoi Safet Gjici i Kukësit.

-Risi në formacionin e Teutës: Xhekson luan për herë të parë titullar me fanellën e durrsakëve, pasi mungonte mbrojtësi Kuro, i cili ishte i pranishëm në stadium si spektator.

-Trajneri Martini ka kërkuar të mos vonohej asnjë sekondë loja dhe me këmbë ka ftuar të tijtë për ekzekutimin e shpejtë të një rivënieje me duar.

-Mirel Josa nervozohet me arbitrin Ferataj: “Çfarë bën ky mo, si jep faull?!”

-Aleksi proteston tek arbitri në minutën e 58-të: “Ça kartoni jep more, hera e parë që ndërhyra! Nuk ishte as faull”.

-Në momentin e zëvendësimit Aleksi ngre duart lart nga tribuna qendrore duke kërkuar ndjesë për penalltinë e shkaktuar.

-Stafi teknik i Besës, trajneri Atant Mergjyshi dhe ndihmësi i tij, Edmond Kodra, ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen. I pranishëm ishte ish-kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti.