Çmenduria e merkatos, Reali ofron tre lojtarë për Pogban!

02/06/2019 - 19:36

Pol Pogba është raportuar prej kohësh si një ndër objektivat kryesorë të Realit të Maridit, me mesfushorin francez që pëlqehet shumë nga trajneri Zinedin Zidan. Pikërisht ky i fundit, duket se është ideatori i çmendurisë më të fundit nga “Los Blancos”.

Sipas asaj që raportohet në media, drejtuesit madrilenë kanë bërë gati ofertën monstruoze për Mançesterin, ku do të ofrojnë tre lojtarë në këmbin të Pol Pogba. Gareth Bejl është i pari që do të ofrohet, me uellsianin që nuk ka raporte të mira me trajnerin francez dhe largimi i tij do të ishte ideal për madrilenët, sidomos për arkat e klubit, pasi Bejl merr një pagë marramendëse.

Emri i dytë është Hames Rodrigez, me këtë të fundit që njësoj si Bejl nuk ka raporte të mira me Zidan dhe alternativa e vetme për të është largimi.

Emri i tretë është portier Kejlor Navas. Kosta rikani ka qenë edhe më parë pranë Junajtid, ku kujtojmë para dy sezonesh marrëveshjen për shkëmbimin Navas-De Gea, por që në fund dështoi. Pra thënë ndryshe, Reali e vlerëson Pogban thuajse 150 milionë euro dhe ofron Gareth Bejl, Hames Rodrigez dhe Kejlor Navas në këmbim të francezit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë të rralla rastet kur portierët e skuadrave bëhen golashënues.

Milan ndryshon trajner, por Mateo Salvini nuk bën të njëjtën gjë me mendimet e tij.

Imazhi i heronjve të ko mbëtares angleze ësh të njollosur prej një sherri për ndarjen e bonusit të Kupës së Botës 2018 prej 3 mln sterlin

Renato Arapi ishte protagonist dje, shpërdori një rast që mund të sillte fitoren dhe iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Kapiteni

Stefano Sensi, njeriu i ndeshjes për Interin kundër Udinezes, konfirmon momentin e tij magjik, por edhe hierarkinë e të qenit për momenti

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është vënë pas sulmuesit të Kosovës Vedat Muriqi.

Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të Shqipërisë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, nuk është pritur mirë nga

Prej më shumë se dy vitesh kishin nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është drejt fundit.

Konkuroi në kërcim për së gjati dhe 103-vjeçari arriti të fitonte medaljen e artë.