Çmenduria e tifozit rrezikon Celtic, tentoi të godasë Mbappe

Postuar: 13/09/2017 - 14:39

Celtic mund të përballet me sanksione të ashpra të UEFA-s, pasi një tifoz depërtoi në fushë dhe tentoi të godasë yllin e PSG, Kylian Mbappe. Incidenti ndodhi vetëm pak minuta para pushimit të pjesës së parë, në përballjen e Champions League, në Parkhead këtë të martë.

Gjigantët francezë kishin marrë kryesimin e ndeshjes dhe po dominonin fushën e vendasve. Sapo kishin shënuar golin e tretë, me anë të Edinson Cavani, nga pika e bardhë e penalltisë, kur një tifoz arriti të kalojë gardhin e sigurisë dhe madje të depërtojë përtej murit të stjuartëve, për të pushtuar fushën, vetëm 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë.

“Një tifoz depërton në fushë dhe synon të godasë yllin e PSG, Kylian Mbappe. Ultrasi izolohet dhe largohet përpara se të bënte ndonjë dëm, por Celtic që tashmë janë dënuar disa herë me gjoba nga UEFA, mund të futen në telashe të mëdha”, citon një postim nga BBC Sport, në koment direkt.

Në diskutimin e incidentit gjatë pushimit të pjesës së parë, në analizën e gazetarit të “BT Sport”me legjendën Henrik Larsson dhe John Hartson, deklaruan: “Deri tani nuk ka qenë një mbrëmje e mirë për Celtic, ndërkohë që një tifoz hyri në fushë për tu përballur me Mbappe. Mund t’ju them se të gjithë tifozët e tjerë po turfullonin, të tërbuar me atë që depërtoi në fushë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Spanja ka marrë një fitore të vuajtur por shumë të rëndësishme përballë Iranit.

   Nuk është e lehtë për asnjë italian, i pasionuar për futbollin, për ta parë Kupën e Botës pa ekipin e tyre kombëtar si protagonist dhe

   Uruguai ka marrë një fitore të vështirë, por me shumë vlerë përballë Arabisë Saudite.

   Mesut Ozil është bërë shënjestra e Lothar Matthaus, pasi ky i fundit, fitues i Kupës së Botës në vitin 1990, fajëson yllin e Arsenalit

ISIS vazhdon me kërcënimet. Kësaj herë “viktimë” ka qenë Lionel Mesi.

Diego Armando Ma radona është i ftu ari dhe analisti special i televizionit “Telesur”, edhe pse në lidhje direkte nga Rusia, ku prej një

Ish-lojtari i skuadrës gjermane , Filip Lahm, ka folur gjatë një emisioni në “ARD” për paraqitjen e ish-shokëve të tij, në ndeshjen e par

Short shumë i vështirë për Partizanin dhe Laçin në turin e parë kualifikues të Europa League.

Hector Cuper nuk do të jetë më trajneri i Egjiptit pas Botërorit Rusi 2018-të.

Ish-lojtari i skuadrës gjermane , Filip Lahm, ka folur gjatë një emisioni në “ARD” për paraqitjen e ish-shokëve të tij, në ndeshjen e par