Conte, 285 mln euro për merkaton

Postuar: 18/06/2017 - 13:04

Mes Antonio Contes dhe Chelsea-t nuk asnjë krizë. Zërat se mes teknikut të “Bluve të Londrës” dhe numrit një të klubit anglez, Roman Abramovich  ka patur një përplasje për shkak të mesazhit të dërguar në drejtim të sulmuesit Diego Costa, janë të pavërteta. Aludimet shkuan deri në atë pikë, sa u përfol edhe për një largim të mundshëm të Contes, nga stoli i kampionëve të Anglisë.

Sipas mediave britanike, maniati Rus po përgatit një super buxhet prej 285 milionë Eurosh, për t'i plotësuar teknikut italian dëshirat e tij në lidhje me transferimin e disa futbollistëve të rëndësishëm. Në listën e Antonio Conte-s është mesfushori Marco Verrati, ku në garë për të pasur në dispozicion shërbimet e tij është edhe Barcelona.

Tek ish-skuadra që ai ka drejtuar, dy janë objektivat, për repartin e prapavijës. Alex Sandro dhe Leonardo Bonnuci. Për brazilianin janë ofruar 60 milionë Euro, shifër të cilën e ka konfirmuar dhe drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve Beppe Marotta, ndërkohë për Bonuccin, një element shumë i rëndësishëm për Juventusin, por jo i pashitshëm, oferta e bërë është 55 milionë Euro. Në listë janë Bakayoko dhe Romelu Lukaku, me këtë të fundit që pritet të zërë vendin e të padëshiruarit Diego Costa.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrojtësi kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është duke shijuar pushimet e verës në Las Vegas.

Cristiano Ronaldo ka shprehur gatishmërinë për të paguar shifrën prej 14.7 milionë eurosh dhe të bëjë një pakt me gjykatën, për të evitua

Etrit Berisha është përfundimisht një futbollist i Atalantës.

Federata Shqiptare e Futbollit do ta zgjedhë brenda muajit korrik trajnerin e ri të kombëtares.

Në kampionatin Grek, dy janë emrat më të lakuar të shqiptarëve që vazhdojnë të qarkullojnë në mediat e vendit fqinjë, Andi Lila dhe Ergys

Real Madrid hedh një hap të madh për dy nga goditjet më të mëdha të verës në merkato.

Një tjetër emër i njohur nga shkolla italiane e futbollit del në skenë për postin vakant të trajnerit të Shqipërisë.

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka shpallur sot falimentimin e ish-tenistit gjerman Boris Becker, që deri në dhjetorin e vitit të kaluar

Kur ka kaluar fiks një javë nga dorëheqja e tij prej përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, për mediat italiane ka përshkruar ndje

Luis Hamilton ka paralajmëruar se në fund të këtij sezoni mund t’i japë lamtumirën botës së garave të Formula 1.