Tashmë gjithçka është e konfirmuar. Në rrjetet sociale prej disa muajsh tifozët e Interit po përdorin hashtagun “Spalleti Out” dhe dëshira do t’iu plotësohet shumë shpejt. Me Champions apo pa Champions, Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i skuadrës zikaltër duke filluar që nga java e ardhshme.

Spalletti ndaj Empolit do të luajë ndeshjen e tij të fundit në pankinën e Interit dhe çfarë ndeshjeje, pasi në lojë është kualifikimi në Champions League, një Champions që pretendojnë ta luajnë një pjesë e mirë lojtarëve aktualë me Conten, por jo Spalletti që ka misionin vetëm për ta arritur këtë objektiv ashtu si dhe një pjesë e futbollistëve të cilët me shumë gjasa do të largohen nga Interi në verë.

Fati i Spallettit tashmë është i shkruar ashtu si edhe e ardhmja e Interit që do të jetë me Antonio Conten në stol. Tek Interi as që nuk e çojnë nëpërmend një parakalim të mundshëm nga Milani në javën e fundit, por edhe nëse kjo ndodh e vetmja gjë që do të ndryshojë do të jetë merkato, teksa nuk do të investohen shifra marramendëse, sepse përsa i përket Contes, ai ka dhënë fjalën e tij Marottës dhe sezonin e ardhshëm do të jetë timionieri i ri i Interit.