Conte rigjen Interin e sezonit të kaluar, ja 4 aspektet që sollën ndryshimin

03/12/2020 - 12:24

Humbja ndaj Realit të Madridit në “San Siro” ishte edhe fundi i eksperimenteve për Antonuio Conten, që vendosi të heqë dorë nga prova për të luajtur me një fantazist pas dyshes sulmuese dhe u rikthye te rreshtimi i tij i preferuar 3-5-2.

Rezultati ishte I menjëhershëm, pasi Interi bëri të dukej e lehtë një transfertë e komplikuar si ajo ndaj Sassuolos, ku fitoi 0-3 dhe më pas shënoi 3 gola edhe në portën e Borussia Monchengladbach, ku triumfoi me rezultatin 2-3 dhe rindezi shpresat për kualifikim në fazën e 1/8-ave të Champions League.

Mediat italiane kanë analizuar edhe 4 ndryshimet që ka pësuar Interi në dy ndeshjet e fundit, duke u rikthyer të luajë si skuadër e madhe dhe duke bindur plotësisht me performancën e saj.

1. Gjendja psikologjike – Antonio Conte ribashkoi ekipin edhe në dhomat e zhveshjes, duke qëndruar shpesh në këmbë si rrufepritës, në çdo moment vështirësie. Filloi të dallohej qartë sjellja e Contes në publik, me atë në stërvitje, ku lojtarët e përshkruajnë si një “çekiç që u rri mbi kokë”. Megjithatë së fundi trajneri u rikthye agresiv në daljet mediatike dhe teoria “ne kundër të gjithëve” duket se po funksionon.

2. Taktika – trajneri zikaltër hoqi dorë përfundimisht nga eksperimenti për të luajtur me 3-4-1-2, pra një fantazist pas dyshes sulmuese dhe arriti të gjejë menjëherë ekuilibrat e duhur. Tashmë skuadra luan me rreshtimin 3-5-2 dhe një organizator para mbrojtjes, që kujdeset për të ruajtur ekuilibrat dhe dikton kohët e daljes në sulm. Me skemën me fantazist skuadra kishte humbur kontrollin e topit, që nga 61.5% kishte rënë në 44.4% dhe epërsinë territorial që kishte rënë nga 59.5% në 45.6%. Siguritë e vjetra mund të duken pak modern, por garantojnë qëndrueshmëri dhe rezultate të mira.

3. Gjendja fizike – Pandemia ka ndryshuar dhe po ndikon jo pak në të gjithë klubet, por pas ndërprerjes së parë në muajin tetor, Interi u godit nga koronavirusi dhe 6 të prekur, plus të tjerë të dëmtuar, ndikonin jo pak në ndërtimin e formacionit. Tani zikaltrit kanë marrë frymë në këtë aspekt dhe më në fund Conte ka kohë të mendojë edhe për të lënë pushim lojtarë të caktuar si Lukaku, Barella apo Lautaro.

4. Qasja në fushë – Nuk është më Interi i fillimit të sezonit ,që reagonte vetëm pasi pësonte një gol, pasi tani zikaltrit futen të bindur për të fituar që në sekondën e parë dhe kjo u pa qartë edhe ndaj Sassuolos, ku shënuan dy gola për 13 minuta, por edhe ndaj Borussia Monchengladbach, ku kërkonin kontrollin e lojës vazhdimisht.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për zyrtarizimin ndoshta duhet të kalojnë edhe disa orë, por tahsmë nuk ka më asnjë dyshim, Marley Aké do të jetë futbollist i Juventusit

Milani pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë në derbin e Madoninnas, përballë Interit, që e nxori jashtë Kupës së Italisë.

Edi Reja është gati të ulet në pankinën e Napolit deri në fundin e këtij sezoni.

Antonio Conte, në përfundim të derbit me Milanin në Kupëm e Italisë, u shpreh se zikaltrit e merituan fitoren.

Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit

Edhe Zhoze Murinjo solidarizohet me ish-lojtarin e tij, Frenk Lampard, për shkarkimin nga stoli i Çelsit pas 18 muajsh dhe si ish-trajner

Blerim Krasniqi ishte autori i golit të vetëm të bluve në barazimin 1-1 që Teuta arriti në shtëpi ndaj Partizanit.

Mes Sergio Ramos dhe Real Madrid duket se kanë lindur problemet e para.

Ashtu si edhe kjo javë që lamë pas, edhe në atë pasardhësen, Kategoria Superiore do të jetë e ndarë në dy ditë.

Ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të ardhmen e Gennaro Gattusos.