Conte tërbon Interin, ja mesazhet e koduara për drejtuesit e ekipit

07/11/2019 - 15:00

Ja ku rikthehemi sërish te shprehja e vjetër e Antonio Conte-s. Përpara 5 vitesh tha se nuk mund të darkonte në një restorant 100 eurosh kur në xhep ka vetëm 10 euro.

Nuk mendohet kurrë dy herë trajneri italian dhe është shumë i drejtpërdrejtë. Në atë kohë e tha për drejtuesit e Juventusit, ndërsa këtë herë kishte kritika për zikaltrit. Fjalë që peshojnë sa një gur, të cilat erdhën nga zhgënjimi i një humbjeje, e cila jo vetëm që vështirëson, por edhe kompromenton kualifikimin në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.

Janë fjalë të rënda, por do të gabojmë nëse themi që s’janë të vërteta. Është e treta herë në këtë sezon (e ka bërë pas humbjes me Juventusin dhe barazimit me Parmën), që trajneri ankohet për mundësinë e paktë të alternativave dhe faktit që disa afrime në merkato nuk e kanë kënaqur.

Kërkon që gjërat të riparohen patjetër në janar dhe ekipi të forcohet. Sigurisht që këto fjalë nuk u kanë pëlqyer aspak drejtuesve zikaltër, të cilët janë befasuar dhe u gjendën të papërgatitur pas humbjes.

Askush nuk donte t’i komentonte fjalët e tij, por pse Conte e ka rritur kaq shumë nivelin e deklaratave të tij? Objektivat e trajnerit ishin dy.

E para, të spostonte vëmendjen nga ajo humbje dhe nga pjesa e dytë e luajtur shumë keq nga skuadra e tij, ku Dortmundi e përpiu Interin. Gjermanët ishin si një furi e tërbuar, ku as lojtarët në fushë dhe as trajneri në pankinë nuk dinin dhe nuk mundën t’i bënin rezistencë.

Objektivi i dytë i Contes, dhe më i lehtë për t’u kuptuar, është kërkesa e hapur dhe e drejtpërdrejtë që u bën drejtuesve për të bërë merkato cilësore. Ajo që nuk u bë në verë, kërkon që të korrigjohet tani në janar.

Ai kërkon një mesfushor në vend të Borha Valeros, por edhe një sulmues së zëvendësues të Lukakut. Sigurisht që trajneri nuk e ka fshehur kurrë zhgënjimin që nuk iu transferua një lojtar si Edin Xheko.

Drejtuesit i kanë premtuar vetëm një mesfushor, prandaj trajneri kërkon që t’u bëjë presion. Kjo është ajo pse ai shpërtheu. Është i bindur se të paktën në Itali, nëse skuadra do të forcohet në merkato, do të jetë i aftë për të luftuar dhe për të fituar deri në kilometrin e fundit të kësaj gare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Racizmi është një nga çështjet më të diskutuara në futboll kohët e fundit, teksa shpesh herë nga ky fenomen janë prekur lojtarë të ndrysh

Pol Pogba është dhe mbetet një objektiv i Juves, aq sa media angleze, duke rënë në dijeni edhe të disa prej emrave të merkatos së janarit

Granit Xhaka është një hap pranë Milanit, siç raporton media zviceriane “RSI”, e cila bën me dije se lojtari është duke kërkuar shtëpi në

Ditën e sotme kanë dalë në konferencë për shtyp dy futbollistët e kombëtares, Emanuele Ndoj dhe Myrto Uzuni, ku kanë folur për grumbullim

Vijojnë ofendimet në kor për mamanë e futbollistit të Romës, Nikolo Zaniolo.

Stadiumi i ri në kryeqytet që do të mbajë emrin “Air Albania”, ka një impiant të ngjashëm në pamjen e jashtme dhe të brendshme në Meksikë

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoennes, ka zbuluar se klubi gjerman i ndau rrugët me trajnerin Niko Kovac pasi që lojtarët e skuadrës

Kohë krize te Arsenali, që në katër ndeshjet e fundit ka arritur të grumbullojë vetëm dy pikë.

Napoli është në krizë të thellë rezultatesh, por edhe identiteti.

Menjëherë pasi publikoi listën me 26 futbollistët e grumbulluar për ndeshjet e fundit eliminatore ndaj Andorrës dhe Francës, trajneri i S