Covid-19 nuk zbeh interesimin për Kumbullën, të gjithë dëshirojnë mbrojtësin kuqezi

29/03/2020 - 21:04

Vetëm një pandemi globale si Covid-19 mund të largonte vëmendjen nga futbolli por dhe në këtë kohë krize gjithëpërfshirëse për futboll vijon të flitet, diskutim i spostuar në tavolina, aty ku klubet po bëjnë llogaritë për të ardhmen.

Marash Kumbulla ishte dhe mbetet një nga lojtarët më të lakuar në tregun e transferimeve. Qendërmbrojtësi kuqezi prej kohësh ka përfunduar në majën e listës së dëshirave të klubit ziklatër por Inter nuk është i vetmi klub që kërkon shërbimet e tij.

Sipas “Corriere dello Sport”, për Kumbullën vijon të jenë në garë edhe klube të tjera në Serie A, si Napoli dhe Lazio. Jo vetëm kaq por interesimi për talentin kuqezi shkon deri në ishullin britanik ku në garë është futur fuqishëm edhe Chelsea.

E ardhmja e tij pritet të përcaktohet në fund të këtij sezoni pasi është thuajse e pamundur që Verona ta mbaj më gjatë në skuadër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me  merkaton e verës që po afron, skuadrat evropiane po bëjnë gati planet për lëvizjet e tyre.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe kapiteni i Paderbornit, Klaus Gjasula, ka një pikë të dobët: kartonët e verdhë!

Panathianaikos nuk u ndahet futbollistëve shqiptarë.

Ndalimi i grumbullimeve në kohën e koronavirusit është diçka e ndaluar nga autoritetet shëndetësore në mbarë botën.

Milani po shton presionin për Denzel Dumfries dhe sipas mediave italiane është ekipi favorit për të firmosur me holandezin.

Nik Kirgios, është padyshim një nga tenistët më funny në historinë e këtij sporti tepër popullor.

Një ngjarje e turpshme ka tronditur botën e futbollit në Angli.

Tashmë temperatura në qytetin bregdetar sa vjen e rritet, por Teuta i është rikthyer fushës.