Koronavirusi ka shpërthyer keq te skuadra italiane e Rexhianës, e cila militon në Serinë B.

Janë konfirmuar plot 29 persona të prekur në këtë skuadër, prej të cilëve 22 janë futbollistë dhe 7 të tjerë pjesë e stafit.

Një situatë e rënduar në këtë skuadër, që ia bën të pamundur zhvillimin e ndeshjeve në kampionat.

Kujtojmë se pjesë e Rexhianës është edhe mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, i cili u transferua aty në merkaton e kaluar.

Të gjithë personat e infektuar janë futur në karantinë, ku do të qëndrojnë derisa testi për Covid-19 t’i nxjerrë negativë.