Cristiano pas humbjes ndaj Ajax: E bëmë në brekë! (VIDEO)

20/04/2019 - 19:47

Ka dalë në dritë një video e Cristiano Ronaldos menjëherë pas eliminimit të Juventusit nga ana e Ajax në çerekfinalet e Champions League.

Kjo video, e regjistruar menjëherë pasi arbitri mbyll ndeshjen që holandezët e fituan 1-2 në Torino, tregon yllin portugez që vë dorën te të pasmet dhe bën një gjest që tregon se bardhezinjtë u treguan frikacakë në këtë përballje.

Sigurisht që disfata në Champions nuk mund ta bëjë të lumtur Cristianon, që pjesën e tij e bëri më së miri: ishte heroi i përmbysjes ndaj Atletico Madrid dhe shënoi një gol në secilën ndeshje ndaj holandezëve.

Disa ditë më parë, “Corriere della Sera” publikoi se CR7 mund të largohet përpara kohe nga Juventusi, madje që këtë verë.

Edhe pse duket e pamundur kjo gjë, një tjetër gazetë e rëndësishme italiane, “La Repubblica” shkruan se portugezi nuk do ta respektojë kontratën me Juven deri në vitin 2022.

“Është shumë e vështirë që CR7 të qëndrojë deri në fund të kontratës. Sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit i tij në Itali”, lexohej në gazetë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i ka reaguar publikisht Lionel Messit, pas kritikave të argjentinasit për Kupën e Amerikës që u mb

Elseid Hysaj ka nisur fazën përgatitore me Napolin, por mediat europiane bëjnë me dije se janë ditët e fundit si pjesë e napolitanëve.

Zllatan Ibrahimoviç është në vitet e fundit të karrierës së tij si profesionist.

Reali i Madridit është gati të lançojë “yllin” e ri, Takefusa Kubo, i cili mësohet se ka impresionuar stafin teknik tenkik më seancat stë

Në shtëpinë e Kinsey Wolanskit dhe të të fejuarit të saj, Vitaly Zdorovetskiy, pushtimi i fushës duket se është çështje familjare.

Ka ende shumë kohë deri në fundin e merkatos, por deri në ditën e sotme mund të nxjerrim përfundimin se skuadrat e mëdha të ligës spanjol

Antuan Grizman është gati të nisë një etapë të re në karrierën e tij.

Tifozët e Juventusit nuk duhet të presin gjatë për të festuar atë që konsiderohet si transferimi më i bujshëm i viteve të fundit pas bler

Verën e 2017-ës u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë, duke u larguar nga Barcelona drejt Paris Saint Germain, për shifrën stratosferik