Cristiano Ronaldo mendon se Neymar as që i afrohet atij

Postuar: 14/11/2017 - 14:03

"Nëse Neymar vlen 222 milionë euro, atëherë sa vlej unë?" Pati pyetur Cristiano Ronaldo kur Paris Saint-Germain vendosi ta paguajë klauzolën e lirimit të yllit brazilian. Ronaldo mendon se Neymar ende është shumë larg tij sa i përket cilësisë dhe performancave... e po ashtu edhe larg Messit.

Portugezi e sheh Neymarin si futbollist të madh me cilësitë që ia mundësojnë të përparojë, por mendon se ai nuk është i kompletuar për podiumin e Topit të Artë dhe se i duhet të presë edhe disa vite për të qenë në gjendje të garojë me dy yjet që e kanë dominuar këtë podium në dekadën e fundit.

Dallimi është në perceptimin që Ronaldo ka për Messin. Portugezi e di se lufta për numrin 1 nuk varet vetëm në përpjekjet e tyre personale por edhe në performancat e skuadrave dhe kombëtarëve të tyre përkatëse. Cristiano e konsideron Messin të barabartë.

Ai beson se fuqia e tij shtrihet në punë, përpjekje dhe cilësi, derisa argjentinasi është talent i pastër.  Katër herë fituesi i Topit të Artë beson se karriera e tij është më e merituar për shkak të punës së përditshme dhe përkushtimit të përgjithshëm ndaj botës së futbollit, shkruan Mundo Deportivo.

Cristiano nuk e konsideron kërcënim Neymarin. Ende jo. Për më tepër, ai mendon se edhe disa vite në vazhdim gara mes tij dhe Messit do të jetë e vështirë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kombëtarja peruane rrezikon pjesëmarrjen në Botërorin “Rusi 2018”.

Romelu Lukaku është detyruar të paguajë gjobën prej £340 të vënë nga policia e Los Angeles… pavarësisht se fiton rreth £250 mijë në javë.

Janë të rënda akuzat e skiatores austriake Nikola Uerdenig kundër federatës së saj dhënë për të përditshmen vendase “Standard”.

Në një ditë e lumtur për Cristiano Ronaldon, me dy gola të shënuar ndaj APOEL për një total prej tetë golash në fazën e grupeve të Ligës

Edhe pjesëmarrja në Europianin e Francës nuk është se pati ndonjë efekt të madh në tranfserimin e lojtarëve shqiptarë në ekipe të mëdha.

Andre Silva u ble për 22 milionë euro nga Sporting, por arsyeja pse ai nuk luan te Leisteri janë 14 sekonda vonesë.

Lajm i keq për Sevillan, në lidhje me shëndetin e trajnerit Eduardo Berizzo pikërisht pas atij barazimi epik me Liverpool-in në “Sanchez

6 lojtarë të Barcelonës dhe 3 të Realit të Madridit në 11-shen më të mirë të shekullit të 21-të.

Futbolli italian është në momentin më delikat të tij.