Çudia tek Interi, Eriksen u kushton zikaltërve 27 mijë euro për një minutë lojë

31/07/2020 - 17:22

Shpëtoni “ushtarin” Christin Eriksen! Kushedi se çfarë do t’i ketë kaluar në kokë 28-vjeçarit danez kur në ndeshjen Inter Napoli e hodhi në fushë në minutën e 88-të, kur zikaltrit po udhëhiqnin me rezultatin 2-0.

Dhe nuk po ndodhte për herë të parë. E njëjta gjë edhe në sfidën me Torinon, ku luajti vetëm 8 minuta, apo ndaj Veronës me vetëm  3 minuta në dispozicion.

A është normale kjo?

Sigurisht që jo. Edhe sepse pak ditë më parë Conte thuri elozhe për Borja Valeron. “Është shembull. Ishte zgjedhja e fundit mes mesfushorëve, por puna shpërblehet.

Një tjetër mesazh për Eriksenin?

Kur Interi e shkëputi në janar nga Tottenhami, e bëri me qëllimin për t’i dhënë “çelësat” e mesfushës. Eriksen tani lufton për të mposhtur konkurrencën në këtë repart, shumë larg të qenit lider dhe i pazëvendësueshëm.

Zikaltrit shpenzuan plot 20 milionë  euro për kartonin e tij si dhe i siguruan një pagë 7.5 milionë euro në sezon plus bonuset deri në vitin 2024. Të njëjtin trajtim ekonomik ka edhe Romelu Lukaku.

Me një fjalë, Eriksen kondiserohet një nga lojtarët më të mirë të organikës zikaltër. Duke përjashtuar bonuset, danezi po i kushton Interit 27 mijë euro për çdo minutë të luajtur. E të mendosh që Marotta kërkon të ulë shpenzimet e klubit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fitorja e bujshme 9-0 e Riedit, falë së cilës fitoi të drejtën e ngjitjes në Kategorinë e Parë, ka ngritur një pluhur shumë të madh në Au

“El Matador” Edinson Cavani është gati të përjetojë një etapë të re të karrierës së tij europiane.

Një numër i atletëve të Universitetit Shtetëror të Kolorados, në ekipin e futbollit amerikan, kanë thënë se janë udhëzuar të heshtin nëse

Tri ekipe të Kategorisë Superiore, që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Europës, kanë pak kohë për të përgatitur ndeshjen

Teuta siguroi për herë të katërt Kupën e Shqipërisë.

Teutës mund t’i largohet një tjetër lojtar i rëndësishëm.

“Hedh poshtë në mënyrë kategorike lajmin se jam takuar me drejtuesit e Juventusit duke i kërkuar atyre të shkarkojnë Sarrin.

Tjetër problem me racizmin në Angli. Këtë herë është përfshirë ish-mesfushori i kombëtares angleze, Keiron Dyer.

Abuzim me autoritetin, favorizim dhe presion janë disa nga akuzat që rëndojnë ndaj presidentit të FIFA Gianni Infantino, i cili prej një