Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Megjithatë përveç ndeshjes, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë një episod i ndodhur me mbledhësin e topave.

Ky i fundit gjatë kohës kur po luhej ndeshja, harron për një moment punën që duhet të bënte dhe nis të dhurojë spektakël me top.

Ai fillon xhonglimet me top dhe futet në fushë, aty ku po luanin dy skuadrat.

Pas kësaj, arbitri i ndeshjes vendosi të ndërpresë sfidën për pak minuta dhe të urdhëronte mbledhësin e topave të dilte jashtë fushës për të vazhduar më pas ndeshja.