Çyrbja me sytë te Laçi: Ta nisim me fitore, Teuta është për në Europë

24/05/2020 - 13:47

Tashmë temperatura në qytetin bregdetar sa vjen e rritet, por Teuta i është rikthyer fushës. Megjithëse futbolli kërkon impenjim të madh fizik, në radhët e skuadrës durrsake disa lojtarë mbajtën agjërim në muajin e shenjtë të Ramazanit. Një prej tyre është mesfushori Arbër Çyrbja, i cili është praktikant i fesë myslimane.

26-vjeçari tregon si ishte agjërimi për një futbollist, si dhe flet për ecurinë e përgatitjeve të Teutës. Çyrbja shpreson dhe uron që të gjithë lojtarët të mos kenë dëmtime dhe shpreson që Teuta të fitojë Kupën e Shqipërisë këtë sezon.

Arbër, veç sportit ju keni agjëruar sa e vështirë ishte për një futbollist?

Të stërvitesh dhe të agjërosh është e vështirë, por më ka plotësuar si njeri, si familjar mbi të gjitha, por edhe për gjendjen shpirtërore që ndihem shumë mirë. Hapja e xhamive është një hap i mirë që njerëzit të ndiejnë më shumë atmosferën e Ramazanit dhe festes se Bajramit. Prej vitesh fal 5 vaktet e namazit dhe kjo nuk më ka penguar aspak të bëj jetën që dua, madje më ka plotësuar si njeri.Gëzuar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve mysliman!

Prej disa ditësh keni nisur stërvitjen në grup, sa ju ku munguar fusha dhe shokët e skuadrës?

Gjithmonë është bukur të bashkohesh, pasi vinim nga një periudhë mjaft e mirë, qoftë personale dhe si ekip. Kemi qenë një kohë të gjatë pa aktivitet, ndaj shpresoj të gjejmë sa më shpejt formën më të mirë.

Kjo periudhë kaq e gjatë pa futboll sa do të ndikojë te futbollistët, edhe pse te Teuta ka pasur stërvitje individuale?

Normal që periudha për t’u përgatitur nuk është aspak e mjaftueshme, por unë kam besim tek ekipi se mund t’ia dalim, pasi kemi cilësi në grup. Do ishte e mira që të kishim pak më shumë kohë në dispozicion për t’u stërvitur, por duhet të bëjmë më të mirën në këto dy javë.

Kampionati rinis më 3 qershor, jeni pro kësaj date, duke parë që duhet edhe një minifazë përgatitore që lojtarët të mos kenë dëmtime?

Unë u uroj të gjithë sportistëve ta kalojnë sa më mbarë këtë periudhë dhe pa asnjë dëmtim. Teuta i ka zbatuar plotësisht kushtet e karantinës dhe koha e vendosur për përgatitje është e pamjaftueshme, ndaj duhet të jemi fleksibël. Gjithsesi, me stërvitjen që ka programuar stafi teknik besoj se do jemi gati për ndeshjen e parë ndaj Laçit.

Si e shihni ndeshjen me Laçin?

Duhet të futemi në fushë me motivim të lartë. Jemi pranë objektivit që ka vendosur klubi në fillim të edicionit, si dhe për vazhdimësinë për vitin tjetër, ndaj do të jetë shumë e rëndësishme të marrim 3 pikët në këtë ndeshje. Kundërshtari është gjithmonë agresiv në shtëpi dhe e dimë këtë fakt, por do jemi gati të japim 100%.

Teuta mban vendin e 5-të, ku e shikoni ekipin në fund?

Objektivi ynë është një vend në Kupat e Europës, pasi me kontigjentin që kemi në dispozicion duhet ta bëjmë një gjë të tillë. Por nuk duhet lënë pas as Kupa e Shqipërisë, që është një mundësi e mirë për të arritur më shpejt Europën, por ka vlerë se fiton një trofe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kombëtarja Shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar nga sot grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrës

Pavarsisht humbjes së thellë 3-0 ndaj Kukësit në kampionat, pak ditë më parë, trajneri i Teutës Edi Martini ka besim se gjysmëfinalja e k

Buxheti i Barçës për sezonin 2019-20 ishte 1.047 miliardë euro.

Luis Muriel i ka frikësuar të gjithë në klubin e Atalantës, teksa gjatë kohës që po drekonte me disa nga miqtë e skuadrës, humbi ekuilibr

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7.

Lionel Mesi është në hije ose të paktën kështu duket. Argjentinasi nuk është më i njëjti që pas rifillimit të kampionatit spanjoll.

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të spikatur ne Serinë A, ku ka treguar paraqitje shumë të mira me Helas Veronën.

Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVI

Një tifoz vetëm 12 vjeç është arrestuar pasi ofendoi në Instagram me shprehje raciste sulmuesin Wilfried Zaha para ndeshjes Aston Villa –

Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it