Nga një kombëtare e cila na përfaqësonte denjësisht në Europian, në një kombëtare që mundet me rezultatin 4-0… Kuqezinjtë nën drejtimin e Christian Panucci janë tjetërsuar, aq sa fitorja po duket gati e pamundur.

Teksa të gjithë bëjnë fajtor teknikun italian, ku nuk munguan edhe të ofendimet në kor në “Loro Boriç”, ish- trajneri Gianni De Biasi i ka dalë në mbrojtje. Italiani është shprehur se Pannuci po bën maksimumin me një skuadër që ka shumë mungesa të rëndësishme si Roshi, Sadiku dhe Hysaj.

Ai ka pasur gjithashtu edhe një koment për gjestin antisportiv të kapitenit Mërgim Mavraj.“Ishte situatë e vështirë për trajnerin pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Nuk ishte e lehtë, pasi mungonin edhe disa futbollistë si Roshi, Sadiku dhe Hysaj.

Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me ata që kishte në dispozicion. Nuk ka shumë për të thënë.

Për fat të keq pësuam gol në fillim dhe luajtëm gjithë takimin me 10 futbollistë. Skocia është e fortë dhe ishte në gjendje shumë të mirë fizike. Ishte një takim më i vështire seç e imagjinoja”, përfundoi De Biazi.