Ganni De Biasi është një nga trajnerët më të sukseshëm të Kombëtares shqiptare. Italiani dërgoi Shqipërinë në Europian për herë të parë në histori, ndërsa aktualisht është pa skuadër. Në një lidhje me “Fan Zone”, De Biasi u shpreh:“Në Itali jemi të gjithë në shtëpi e këto 2-3 ditë është ulur nurmi I të prekurëve nga coroavirusi. Shpresoj që të vazhdoj kështu e jemi prej 4 javësh në shtëpi”.

Ardhja e mjekëve në Itali?

“Jam shumë i kënaqur dhe kam folur me Edi Ramën. Për mua ka bërë një gjest të madh që shumë shtete të tjera nuk e kanë. Unë mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme dhe kjo më ka bërë shumë krenar”.

Deklarata e Panuçit që thoshte se grupin aktual e ka krijuar ai?

“Unë nuk dua të bëjë polemika pasi nuk ka sens. Panuçi në momentin që e ka marrë skuadrën në vend të 3 dhe ishte ai që e dërgoi skuadrën në vend të 4-tën. Ai e ka memorjen e shkurtër, por nuk dua që bënë polemika të tilla që janë pa vlerë”.

Planet për të ardhmen?

“Para corovirusit ishim afër një kombëtare dhe mungonte disa gjëra të vogla, por më pas u bllokuar gjithçka. Në këto momente duhet të jemi të qetë dhe të kemi durim e shpresoj që ata të kenë durim”.

Sugjerim për Kumbullën?

“Nuk e di saktësisht, por është një djal i talentuar dhe e kam ndjekur kur ishte pjesë e Alban Bushit. Ishte një djal të ri, por tani është rritur shumë dhe më vjen më mirë për Rejan që ka një mbrojtës të tillë”.

Rikthimi te Shqipëria?

“Tani Shqipëria është në duar të sigurta me një trajner si Reja dhe tani Shqipëria e ka një trajner. Nëse do të largohet Reja do të kthehesha vullnetarisht. Kur erdhi Panuçi unë doja ta ndihmoja për ato njohuri që kisha mbi skuadrën. Doja t’i jepja një dorë, por ai kërkoi të vazhdonte rrugën e tij dhe pas dy muaj e lash të bëntë rrugën e tij”.

Ku gaboi Panuçi?

“Nuk e di ku gaboi Panuçi dhe nuk më intereson fare. Bëri punën e tij, por se ka gabuar në mirëbesim dhe jo keqdashje”.

Stërvitja në fushë për ekipet italiane?

“Këtu Lotito po tenton që kampionati të fillojë sa më shpejt për interesin e tij. Për momentin nuk janë kushtet për të filluar stërvitjet apo ndeshjet. Lazio po bën një kampionat madhështor këtë sezon dhe besoj se nuk janë kushtet e duhura. Tani e rëndësishme është që njerëzit të jenë mirë pasi edhe lojtarët janë njerëz”.