Xhani De Biazi i kthehet punës së trajnerit pas gati 3 vitesh. Ish-trajneri i Shqipërisë do të drejtojë kombëtaren e Azerbajxhanit.Lajmi është konfirmuar tashmë në mediat italiane.

Emërimi i tij në krye të kombëtares azere u paralajmëruar gjatë pasdites po nga mediat italiane.Mësohet se në stolin e kombëtares transkaukaziane do të jetë dhe ish-futbollisti i kombëtares Ansi Agolli.

Kujtojmë që De Biazi mban dhe pasaportën shqiptare dhe mund të themi tashmë se një shqiptar do të drejtojë tani e tutje Azerbajxhanin.64-vjeçari De Biazi u kthye në heroi në shqiptarëve duke arritur të kualifikonte kuqezinjtë për herë në një kompeticion ndërkombëtar (EURO 2016).

Italiani qëndroi 6 vite në krye të pankinës së Shqipërisë duke arritur bilancin më të mirë në skuadrën tonë.Ish-kapiteni i Shqipërisë Agolli kthehet në Azerbajxhan, vend ku kaloi vitet më të mira të karrierës së tij.

Ai luajti plot 8 vite me Karabakun duke fituar 5 kampionate dhe 3 Kupa të Azerbajxhanit. Ai arriti të luante me ekipin në Ligën e Kampioenve dhe të Europës.