Skuadra e Terekut është duke zhvilluar fazën përgatitjet në Udine të Italisë. Rusët kanë gjetur një klimë të mirë në Itali, teksa këtë gjë e kanë shfrytëzuar për të bërë ndeshje miqësore me disa skuadra italiane.

Ndërkohë, ditën e sotme dy lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi dhe Bekim Balaj kanë marrë një vizitë speciale në kampin e tyre stërvitor. Ka qenë vetë trajneri i ekipit Kombëtar, Xhani De Biazi ai që ka takuar dy lojtarët shqiptarë duke kaluar me ta disa çaste. Ndërkohë, të mërkurën De Biazi do të ketë mundësi t’i shohë dy lojtarët në miqësoren që Tereku do të luajë me Vicenzën.