Vera ishte e gjatë për Dejvi Bregun, pothuajse si një telenovelë që kërkonte një fund të lumtur në merkato, por fundi i lumtur nuk erdhi jashtë Superiores por pranë bregdetit, këtë herë jo në Vlorë por në Durrës.

Bregu vendosi të qëndonte në Superiore, të luftonte për titullin kampion dhe të rikthente pas 3 dekadash trofeun për djemtë e detit. Ishte lëvizja më e rëndësishme në merkaton e Superiores.

Si çdo fillim kishte vështirësitë e tij, por në momentin që Dejvi u përfshi plotësisht me lojën e tij dhe Teuta më në fund gjeti formulën fituese dhe Bregu filloi të ishte ai vendimtari. Në javët e fundit shpërthimi i Teutës ka ardhur dhe falë tij, mbi të gjitha falë tij.

Goli me Vllazninë ishte një kryevepër, më parë dy gola me Kukësin në një ndeshje ku flirtimi me fitoren nuk mjaftoi për një 2-2 përfundimtar.

Në Krujë gjithashtu në janar vendosi ai, ashtu siç kishte zgjidhur dhe fitoren në transfertë me Kukësin. Dhe ndaj Laçit madje përpara Krishtlindjeve goli ishte dhurata që Bregu i bëri Teutës për një barazim ndaj një rivali direkt.

Teuta ka filluar të jetë dhe e tija. 7 gola të shënuar deri në këto momente, realizuesi më i mirë te durrsakët, një ekip që nuk shënon shumë, por që ka Dejvi Bregu, përkrah yjeve të tjerë dhe me të në skuadër ke një bonus më tepër për të mbërritur te titulli.