Një deklaratë e bujshme e yllit francez, Kilian Mbape gjatë ceremonisë ku u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Ligën 1 franceze është duke bërë xhiron e internetit. Futbollisti i PSG-së la të hapur mundësinë e largimit nga kampionët e Francës, duke u shprehur:

Ky ishte sezoni im i katërt në Ligue 1 dhe mund të kem arritur në pikën e parë apo të dytë të karrierës time. Është koha të marr më shumë përgjegjësi mbi vete, të rritem. Ndoshta do jem i lumtur në Paris, ose ndoshta në një vend tjetër, me një projekt të ri. Nëse flas sërish për këtë gjë, do e teproj, por ky ishte mesazhi që doja të jepja”, u shpreh Mbape.

Mbape u bë lojtari më i ri në histori që shpallet më i miri i sezonit në Francë, duke kaluar Hazard e Benzema, të gjithë 20 vjeç kur e fituan çmimin e dhënë nga Unioni i Futbollistëve Profesionistë.