Trupi i gjetur nga rrënojat e një aeroplani të rrëzuar në Kanalin Anglez, është ai i lojtarit të Cardiff City, Emiliano Sala sipas raportit të fundit mjeko-ligjorë. Ndërkohë që familja e Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm të hidhur njofton BBC.

Emiliano Sala, 28 vjeç, po udhëtonte për në Cardiff në një avion të pilotuar nga David Ibbotson, i cili u zhduk për Kanalin Anglez më 21 janar.

Në deklaratën e policisë së Dorset të enjten mbrëma shkruhet: "Trupi i sjellë në Portland Port, të enjten me 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht dhe është i futbollistit profesionist Emiliano Sala. Familja e z.Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e trajnuar posaçërisht për familjet në këto raste. Mendimet tona mbeten me ta në këtë kohë të vështirë. Operacioni i kërkim shpëtimit ishte i pasuksesshëm në gjetjen e avionit dhe dy personat. Pas kësaj, ekipet kërkimore të AAIB të financuara privatisht u vendosën në zonën përkatëse. Duke përdorur pajisje të specializuara, ekipet arritën ta gjenin dhe identifikonin aeroplanin dhe gjetjen e trupit të z.Sala."

Të hënën më 21 janar 2019, një avion që mbante dy persona po fluturonte nga Nantes në Cardiff kur humbi kontaktin me Kullën e Kontrollit të Trafikut Ajror, në veri të Guernsey.