Një lajm i keq për Teutën në ndeshjen e djeshme në Shkodër ishte dëmtimi i kapitenit Renato Arapi.

Qendërmbrojtësi durrsak la fushën e lojës që në minutën e 8-të, pasi pësoi një tërheqje muskulore.

Ai kërkoi menjëherë zëvendësim, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte lojën.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse “veterani” i Teutës do të riaftësohet në kohë për ndeshjen e së shtunës që durrsakët luajnë me Bylisin në shtëpi.

Gjasat më të mëdha janë që Arapi të mungojë.