Sulmuesi ganez i Teutës, Latif Amadu, ka dalë i përlotur nga fusha e lojës në minutën e 30-të. Golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore për momentin me tetë gola, u dëmtua në kavilje dhe e kishte të pamundur të vazhdonte lojën.

Menjëherë, sulmuesi mori ndihmën e stafit mjekësor dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes i shoqëruar nga përgatitësi atletik, Iris Selimi, si dhe trajneri i portierëve, Latif Amadu.

Nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për një shembje të kaviljes, por asgjë nuk është e sigurt për momentin, pasi vetëm sot lojtari do të bëjë rezonancën.

Gjithsesi, te Teuta janë të qetë për momentin, pasi ky dëmtim i sulmuesit erdhi në kohën kur kampionati do të ketë një pauzë prej dy javësh. Gjatë këtij sezoni Latif ka qenë pika e referimit në sulmin e durrsakëve.