Manchester City ka shumë të ngjarë të përballet me zbritjen e pikëve në Premier League pas ndëshkimit që mori nga UEFA me mospjesëmarrjen në kupat e Europës në dy sezonet e ardhshme, që iu bashkëngjit edhe një gjobë prej 30 milionë eurosh.

Siç raportohet nga “The Independent”, Premier League do të detyrohet të veprojë për shkak të klubi i licencuar prej saj është dënuar për mosrespektim të rregullave të Fair Play-t Financiar.

Dhoma e Hetimit në UEFA zbuloi se Citizens kishin shtuar në mënyrë abuzive të ardhurat nga sponsorizimi.Raporti tregon se në komitetin e Premier League-s tashmë kishin diskutuar për ndëshkimet e mundshme në rast se UEFA do të dënonte City-n.

City është aktualisht në vendin e dytë në Premier League me 51 pikë, 22 pikë pas Liverpooli.Sa për analogji, të njëjtën gjë ka bërë edhe Federata Shqiptare e Futbollit, që i hoqi 12 pikë Skënderbeut në fund të sezonit 2016-2017 (nuk ndikoi në renditjen përfundimtare), për shkak të vendimit të UEFA-s për ta pezulluar nga kompeticionet europiane (për trukim ndeshjesh).