"Dhjetë kuriozitete për Teutën", Granada u prezanton tifozëve rivalin për historinë

16/09/2020 - 13:35

Klubi i Granadës do të kujtojë përgjithmonë ekipin e Teutës, sidoqë të shkojë ndeshja e të enjtes ndaj durrsakëve në Ligën e Europës. Kjo do të jetë përballja e parë europiane për skuadën spanjolle ndaj sigurisht që edhe kundërshtari do të jetë një emër për t’u kujtuar.

Por pakkush mes tifozëve të klubit spanjoll njeh Teutën, ndaj vetë Granada ka menduar t’ua prezantojë atë nëpërmjet 10 kurioziteteve që ka përzgjedhur e publikuar në faqen e vet në internet si më poshtë:

1.      Klubi Sportiv Teuta është një klub në qytetin e Durrësit, i dyti më i madh në Shqipëri me 290000 banorë. Ndodhet vetëm 37 kilometra nga Tirana, kryeqyteti i               vendit.

2.      Teuta ishte emri i mbretëreshës Ilire mes viteve 231 dhe 228 p.e.s. Kjo mbretëri përfshinte pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, një territor që aktualisht           është i ndarë mes Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi.

3.      Për shkak të karakterit të saj luftarak, ajo u pagëzua “Mbretëresha Pirate”. Nga fortesat portuale të Durrësit ajo drejtoi një flotë të rëndësishme që iu kundërvu               grekëve dhe romakëve në Adriatik.

4.      KF Teuta ishte një nga klubet themeluese të kampionatit në Shqipëri. Ajo gjithmonë ka luajtur në kategorinë e parë nga 1930 deri më tani, përveç viteve 1959               dhe 1961.

5.      Ajo ishte kampione e Superligës shqiptare në sezonin 1993-94. Sezonin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të katërt dhe më pas Superkupën kundër                     kampionëve të KF Tirana (2-1).

6.      Ajo aktualisht është renditur në vendin e 366 në klasifikimin e UEFA-s.

7.      Kjo është pjesëmarrja e saj e katërmbëdhjetë europiane (Kupa UEFA, Intertoto dhe Liga e Europës).

8.      Në formatin e Ligës së Europë, kjo është hera e parë që arrin në raundin e dytë kualifikues. Ata mundën Beitar Jeruzalem 2-0 në turin e parë.

9.      Stadiumi i tyre quhet “Niko Dovana” për nder të atij që atje e konsiderojnë si portierin më të mirë që kanë pasur në historinë e tyre, në vitet 1930. Sapo la                       futbollin, ai ishte gjithashtu një nga drejtuesit kryesore atje.

10.  Stadiumi është ndërtuar në vitin 1965 dhe ka një kapacitet për 12000 spektatorë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mario Baloteli është një lojtar i lirë dhe po kërkon një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.Pasi përfundoi avent

Ronaldo “shpëton” Pirlon dhe Juven: ky ishte thelbi i komenteve pas barazimit të bardhezinjve në fushën e Romës.

Seria A është tronditur nga lajmi më i fundit se 14 lojtarë dhe anëtarë të klubit të Xhenoves janë pozitivë me COVID-19.

Gonzalo Higuain ndryshoi ekip në merkaton e verës, duke u larguar nga Juventusit për të kaluar tek Inter Majemi, që ka si president David

Debutim pozitiv i Marash Kumbullës me fanellën e Romës.

Mbrëmjen e djeshme, Marash Kumbulla debutoi me fanellën e Romës dhe paraqitja ishte nga ato dinjitozet.

Rubin Hebaj vendosi të rinovojë kontratën me Teutën edhe për një sezon.

Teuta ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës, duke afruar lojtarë për skuadrën e parë dhe atë U-21 që është në formatim e

Avokati Luixhi Kiapero dhe kolegia e tij Maria Turko janë paraqitur mëngjesin e djeshëm në Prokurorinë e Peruxhas ku janë takuar me proku

Liga Profesioniste e Futbollit vijon me bojkotin e këtij sporti deri në plotësimin e 4 kërkesave nga qeveria, teksa hapi i radhës është s