“Dhunë dhe grabitje në stadium”, arrestohen 12 kapo-ultrasë juventinë

18/09/2019 - 11:12

Policia italiane ka zhvilluar aksionin e koduar “Baneri i fundit” dhe ka arritur të vërë në pranga 12 kapo-ultrasë të Juventusit, si dhe disa anëtarë të tjerë të këtyre grupimeve të tifozëve.

Ata akuzohen për krijim të organizatave kriminale, grabitje me dhunë, pastrim parash, etj., ndërsa prokurorja që udhëhoqi hetimet, Patrizia Caputo deklaroi se organizimi i tyre ishte i ngjashëm me një organizim ushtarak.

“Drughi ishte një organizatë tipike ushtarake. Njerëzit, madje edhe më të besuarit, largoheshin edhe me dhunë po të ishte nevoja, nëse nuk u bindeshin urdhrave të kapos, Dino Mocciola. Këta njerëz, e kishin bërë dhunën një mënyrë jetese, ndërsa tifozllëku ishte thjesht një pretekst. As prania e fëmijëve nuk kishte kontribuuar për të ndalur dhunën”, tha prokurorja Caputo.

“Ka pasur njerëz që janë larguar me dhunë nga vendi ku kishin paguar biletën, pasi kanë shqetësuar grupin dhe denoncimet e tyre na ndihmuan. Nuk kanë munguar as rastet kur kanë grabitur me dhunë menaxherin e barit të stadiumit. Këta njerëz janë arrestuar për krime të kryera brenda stadiumit dhe kjo është e veçanta e këtij hetimi”, u shpreh magjistratja Chiara Maina.

Prokuroria italiane u vu në lëvizje pas denoncimeve të njerëzve, por edhe të vetë klubit bardhezi, që kishte vënë re abuzimin e disa grupeve ultrasë në shkallët e stadiumit dhe dy vite më parë u kishte hequr disa prej privilegjeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Erjon Beu është nga ata durrsakë që kur dëgjon për arritjet dhe sukseset e tyre jashtë vendit, bën të ndjehet krenar çdo bashkatdhetar.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian po afron dhe pasojat e saj do t’i ndjejë edhe futbolli.

Gabriel Barbosa prej janarit të këtij viti, luani huazuar nga Interi te klubi brazilian i Flamengos.

Marash Kumbulla është një nga realitetet më të bukura të Serisë A dhe sigurisht që duke parë shpërthimin e talentit shqiptar, edhe klubi

Shqipëri-Francë do të jetë ndeshja e parë zyrtare dhe inauguruese në stadiumin më të ri në vendin tonë, në “Arenën Kombëtare” të kryeqyte

Sherif Kallaku vazhdon të tregohet gjithnjë e më shumë vendimtar me fanellën e Teutës, duke shënuar gola të rëndësishëm për durrsakët.

Mesfushori i Teutës, Arbër Çyrbja, shkëlqeu në ndeshjen e djeshme, ndërsa i mungoi vetëm goli.

Mund të humbasësh, por fiton përgëzimet e presidentit, si në rastin e ekipit të Flamurtarit, që u duartrokit në fund të ndeshjes nga Sina

I kënaqur për pikët por edhe për lojën që zhvilloi skuadra e tij në pjesën e dytë.

Teuta bën detyrën, mposht 1-0 Flamurtarin e vendit të fundit në Elbasan Arena dhe ngjitet përkohësisht e vetme në krye të Kategorisë Supe