Juventusi është në hall. Trajneri Maurizio Sarri i cili nuk ishte në stol në sfidën miqësore ndaj Triestinës dhe në stërvitjen e fundit, është diagonistikuar me sëmundjen e pneumonisë.
Edhe fillimisht u mendua për një ftohje të lehtë, situata e Sarrit është më serioze aq sa prania e tij në ndeshjen që do të ngrejë siparin e sezonit të ri të Serie A, ajo ndaj Parmës është në dyshim të madh.
Tashmë, një terapi specifike do të nisë për trajnerin, që të kalojë sa më shpejt këtë situatë. Vetë Sarri e ka lejuar klubin që të njoftojë tifozët për gjendjen e tij, ndërkohë që ekipi do të përgatitet pa të në seancat stërvitore të kësaj jave.