E ardhmja e Dibalës duket se është e destinuar të jetë larg Juventusit, duke qenë se sulmuesi argjentinas e sheh veten të kërcënuar për një vend në formacionin e Sarrit.

Klubi duket se nuk ka në plan ta pengojë nëse ky i fundit kërkon të largohet nga bardhezinjtë ku për të ka shumë oferta nga skuadra të ndryshme. Së fundmi, PSG-ja duket se është skuadra favorite për të marrë shërbimet e tij.

Fakti që merkatoja e verës është mbyllur në Angli dhe skuadrave nuk u lejohet më që të afrojnë futbollistë, e ka bërë PSG-në që të mendojë me qetësi për shërbimet e tij. Junajtid kërkonte Dibalën dhe mendohej si destinacioni i ardhshëm i tij, por gjërat ndryshuan në momentet e fundit dhe nuk u mundësua transferimi i Dibalës në Angli.

Mediat italiane, raportojnë se agjenti Horge Antun ka shkuar në Paris, aty ku pritet që të takohet me drejtues të PSG-së për të folur në lidhje me një transferim të mundshëm. Transferimi i Dibalës, mund të bëhet më i lehtë nëse merr zgjidhje edhe çështja Nejmar, ku ky i fundit pritet të largohet.