Adnan Januzaj duket se po rigjen shkëlqimin e fillimit të karrierës. Lojtari, i cili zgjodhi Belgjikën, por që është me origjinë shqiptare, aktualisht luan për Real Sociedad.

Në 34 ndeshje këtë sezon ai arriti të realizonte edhe 4 gola, megjithëse paraqitjet e tij në fushë ishin të mira. Ofertat për të kanë nisur menjëherë nga Anglia dhe Italia.

Januzaj ka shprehur dëshirën se ndihet mirë në Sociedad dhe nuk do e kishte problem po të qëndronte edhe 2 apo 3 sezone të tjera. Duket se djaloshi po rigjen vetveten.