Te Juventusi është dita e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez pasi mbrriti pasditen e djeshme me një avion privat sëbashku me familjarët e tij nga Greqia në Torino, mëngjesin e sotëm zhvilloi vizitat mjekësore me bardhezinjtë ndërsa në orën 18:30 do të prezantohet zyrtarisht para mediave si lojtari më i ri i kampionëve të Italisë. I entuziasmuar Ronaldo për këtë aventurë por më të entuziasmuar janë tifozët e Zonjës së Vjetër.

Mijëra fansa e kanë pritur 5-herë fituesin e Topit të Artë përpara klinkës mjekësore J-Medical aty ku CR7-ta për ta përshëndetur dhe për të marrë autografe prej tij. Pas vizitave mjekësore Ronaldo do të hedhë firmën mbi kontratë me bardhezinjtë teksa do të lidhet me Juventusin për 4 vitet e ardhshme me një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon.

Po sot Ronaldo do të vizitojë edhe qëndrën stërvitore të Juventusit për t’u përshëndetur me shokët e rinj të skuadrës dhe trajnerin Allegri, ndërsa pas konferencës për shtyp, ylli portugez do të udhëtojë sërish drejt Madridit teksa do të vijë pushimet edhe për disa ditë të tjera dhe në fund korrikut do të bashkohet sërish me bardhezinjtë për të vijuar stërvitjen.